Për këtë çmim, Livepool pranon ta shesë Salah te Real Madrid

17:50 | 25 Qershor 2022

Liverpool mund të lejojë Mohamed Salah t’i bashkohet Real Madridit për 60 milionë funte (74 milionë dollarë) këtë verë, pretendon The Sun.

Pronarët e Reds thuhet se do të konsideronin ndarjen me reprezentuesin e Egjiptit, nëse çmimi ishte i duhuri, pasi kishin lënë Sadio Mane të largohej në fillim të kësaj vere, përcjell ORAinfo.

Madridi mendohet se është i etur për një lëvizje për Salah, një nga yjet më të suksesshëm të Premierligës jashtë shtetit në histori./ORAinfo/

Komento: