Alvaro Morata, ka konfirmuar se do të qëndrojë me Atletico Madrid për sezonin 2022-2023 pas përfundimit të periudhës së huazimit te Juventus.
Morata i kaloi dy sezonet e fundit në Torino, pasi fillimisht u kthye në Juve për një periudhë të dytë në shtator 2020, përcjell ORAinfo.
Spanjolli shënoi 20 gola në Serie A gjatë asaj kohe, por Bianconerët vendosën të mos e blinin plotësisht dhe ai tani e gjen veten përsëri në Wanda Metropolitano./ORAinfo/