Perez e do me çdo kush yllin e madh

19:05 | 06 Tetor 2019

Madrid dëshiron të përforcohet.

Real Madridi po tenton ta transferojë mesfushorin e Wolverhampton Wanderers, Ruben Neves në afatin kalimtar të janarit.

Edhe pse janë në krye të tabelës, Los Blancos dëshirojnë që ta transferojnë mesfushorin e skuadrës angleze, pasi pika më e dobët vazhdon të jetë mesfusha.

Madrilenët tentuan në këtë verë ta transferojnë Paul Pogban, mirëpo Manchester United refuzoi ta largonte francezin.

Sipas Diario AS, Florentino Perez është fans i madh i lojës së Neves, andaj e dëshiron transferimin e tij në afatin e janarit.

Komento: