Përforcimi i ri arrin të hënën te Manchester United

22:31 | 02 Korrik 2022

Tyrell Malacia, thuhet se do të përfundojë të hënën testet mjekësore në Manchester United, me holandezin që do të fluturojë për në Mançester të dielën.

20 herë kampionët e Anglisë kanë arritur marrëveshje me Feyenoord për transferimin e mbrojtësit të majtë, ndërsa mësohet se tashmë janë shuar edhe kushtet personale, përcjell ORAinfo.

“Marrëveshja është arritur. Tani jemi duke pritur për Tyrell. Nëse ai thotë po, atëherë një transferim te Manchester United është i afërt,” tha drejtori i Feyenoord Frank Arnesen ./ORAinfo/

Komento: