Pësoi lëndim “horrorr”, ja sa do të mungojë Hysaj

14:10 | 07 Tetor 2019

Hysaj ka pësuar një lëndim të rëndë.

Mbrojtësi i Napolit dhe Kombëtares shqiptare të futbollit pësoi një dëmtim të rëndë dje, teksa Napoli luante në transfertë ndaj Torinos. Ishte minuta e 33 kur gjatë një dyluftimi me Ansaldin, shkodrani do të binte shumë keq në fushë duke u detyruar të dilte me barrelë.

Mbrojtësi ka dëmtime në kraharor dhe ka kryer vizita në një qendër të specilizuar në Torino. 25 vjeçari do të qëndrojë afërsisht një muaj jashtë fushave të blerta, duke humbur kështu edhe ndeshjet e kombëtares sonë (ndaj Turqisë dhe Moldavisë).

Hysaj ka pasur probleme për vendin e titullarit, qëkur në krye të stolit të Napolit u vendos Ançeloti. Emri i mbrojtësit është lakuar si përforcim i mundshëm për top klubet europiane.

Komento: