Po e kërkojnë shumë klube, Savic te gjiganti i madh

19:13 | 18 Qershor 2022

Chelsea, thuhet se po mendon një lëvizje verore për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

E ardhmja e 27-vjeçarit ka qenë subjekt i shumë spekulimeve muajt e fundit, me një numër klubesh që besohet se janë të interesuara për nënshkrimin e tij gjatë merkatos aktuale, përcjell ORAinfo.

Manchester United, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain janë lidhur të gjithë me shërbimet e tij, ndërsa Newcastle United gjithashtu besohet të jetë i interesuar për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, sipas Corriere dello Sport, ka gjithashtu një interes të vërtetë nga Chelsea, me skuadrën e Thomas Tuchel që mendon të bëjë një ofertë gjatë afatit kalimtar të kësaj vere./ORAinfo/

Komento: