Po e kërkojnë të gjithë, Kante atje ku pak kush priste

17:20 | 02 Tetor 2019

Jujventusi mund të jetë skuadra e radhës për talentin e madh.

N’Golo Kante është në mesin e lojtarëve më të kërkuar në Evropë, dhe mediet sportive pretendojnë se ai do të largohet nga Chelsea.

Reprezentuesi francez është shënjestruar nga shumë gjigantë evropianë këtë verë, duke u lidhur me skuadra si Real Madrid dhe PSG, dhe tani Juventus i është bashkuar kësaj gare.

‘Daily Mail’ raporton se ‘Zonja e Vjetër’ është e interesuar seriozisht për Kante, dhe do të përpiqet të bëjë një transferim qysh në janar.

Trajneri Maurizio Sarri mendon se Kante do të përshtatej mirë në mesfushën e tij, dhe u ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e tij.

Juventus janë të gatshëm të ofrojnë deri në 80 milionë euro për transferimin e Kantes.

Francezi te Chelsea është transferuar në vitin 2016 nga Leicester City.

Komento: