Po i vjen fundi serialit “Merjem” , do të befasoni çfarë do të ndodh

10:42 | 12 Janar 2019

Seriali “Merjem” është afër fundit dhe ajo çfarë do ndodh do t’i befasojë të gjithë shikuesit e saj.

Seriali turk, “Mejrem” arriti që të pëlqehet shumë, kështu bëri për vete shumë shikues duke kaluar edhe kufijtë e Turqisë.

Seriali filloi me ngjarjen se si “Merjem” e cila është gruaja që merr përsipër një krim që se ka bërë.

Oktaji i cili i premtoi asaj martesë, gënjeu oficerët e policisë duke i thënë se ishte Merjemi që drejtonte makinën.

I verbuar nga hakmarrja, Savashi i cili po ashtu është personazhi kryesor në këtë aksident humbi të dashurën e tij dhe ai beson se Merjemi është ajo që ua merr jetën.

Vuajtje, frikë, emocion, dashuri e sekrete të shumta, i shoqërojnë protagonistët deri në fundin e tij, e që është shumë afër, shkruan rtv21.

Në episodin e fundit, dashuria e Savashit me Merjemin do të kurorëzohet me martesë. Pikërisht, atëherë kur duket se gjithçka ka marrë fund, pasi që kur të gjithë do mendojnë se Oktaji është pa jetë.

Megjithatë ai do të shfaqet përsëri, por tani për të fundit herë. Belizi, e cila nuk e besoi dhe se mendoi për asnjë çast vdekjen e tij, por, ajo e gjenë forcën ta t’ia merr jetën me dorën e saj.

Tashmë, familja Sargun do t’i rikthehet një jete të qetë dhe të lumtur me të dashurit e saj. Tylini do të lind djalë, ndërsa Merjemi do të sjelli në jetë një vajzë shumë të bukur të quajtur, Gynesh dhe dy fëmijë të tjerë më vonë.

Komento: