Poema e vogël bën këtë veprim, Sara e Ledri shpërthejnë në lot

13:56 | 11 Shkurt 2022

Poem Blu bëri Ledrin dhe Sarën të përloten para të gjithëve

Vogëlushja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës u bë ‘VIP’ ende pa ardhur në jetë.

Të gjithë flisnin për shtatzëninë e Sarës dhe për faktin që ajo dhe Ledri do të bëheshin prindër për herë të parë.

Madje, sapo lindi, e vogla e cila mori emrin më të veçantë, Poem Blu, u bë me një llogari personale në “Instagram”.

Babi Ledri dhe mami Sara kanë ndarë shpeshherë momente me vogëlushen e tyre, e cila në dhjetor mbushi 1 vjeç.

Duket se koha fluturon dhe tashmë ajo ka nisur të hedhë hapat e parë.

Ka qenë nëna e Ledrit, Xheraldina ajo e cila ka ndarë një video ku shihet Poem teksa hedh hapa.

“Poi ecën vetë”- shkroi Xheri krah videos.

Ndërkohë më të emocionuarit nga ky moment janë padyshim Sara dhe Ledri.

Ky i fundit ka komentuar me një emoji duke qarë.

Teksa Sara ka shkruar: “Do qaaaaj”.

Komento: