Presidenti Thaçi ndan medalje edhe për Sabri Fejzullahun – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Presidenti Thaçi ndan medalje edhe për Sabri Fejzullahun

16:58 | 13 Shkurt 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar sot me medalje presidenciale këngëtarin e njohur kosovar, Sabri Fejzullahun.

Ndarjen e kësaj medalje, Thaçi e ka arsyetuar se këngëtari “gjatë gjithë jetës na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij”, përcjell ORAinfo.

Ja postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:

Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova një prej këngëtarëve më të pëlqyer të publikun tonë për më shumë se gjysmëshekulli. Gati tërë jetën e tij Sabriu na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij. Na ka treguar bukuritë e jetës, por edhe na ka bërë të mendojmë për detyrat dhe obligimet për shoqërinë tonë. HTH

Komento: