Pret të bëhet nënë, ja si është dukur para dhjetë vitesh Diellza – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pret të bëhet nënë, ja si është dukur para dhjetë vitesh Diellza

15:57 | 16 Janar 2019

Diellza Kolgeci nëpërmjet postimit të një kolazhi fotografish e ka dëshmuar se ndër vite ka qenë origjinale, dhe preferon që e tillë të jetë edhe në vitet në vazhdim.

Bukuroshja shqiptare në sfidën për t’i publikuar fotot e vjetra ka treguar se nuk ka kryer asnjë operacion plasik, madje se as thonjtë, flokët e dhëmbët nuk ka tentuar t’i bëjë të rremë.

Në postimin e fundit që e ka bërë Diellza Kolgeci në Facebook është shprehur se e do veten ashtu siç është ani pse thotë se nuk është perfekte.

”Para 10 vitesh dhe vazhdoj të mos kem botoks, kirurgji plastike, flokët nuk i kam të rreme, as thonjë të rremë. Jo nuk mendoj se jam perfekt por e dua veten kështu si jam. Qëndro vetvetja sepse një person origjinal ka më shumë vlerë se sa një kopje”, tha Diellza.

Komento: