Prishtina jehon nga zërat artistikë, qindra qytetarë në Gala Night të Ramë Lahajt

21:35 | 29 Korrik 2026
prishtina-jehon-nga-zerat-artistike,-qindra-qytetare-ne-gala-night-te-rame-lahajt

Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është mbushur sonte me adhurues të muzikës klasike, ku po mbahet koncerti madhështor “Rame Lahaj & Friends – Gala Night”, ngjarja përmbyllëse e edicionit të gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Operës “Rame Lahaj”. Në skenë pritet të ngjiten artistë të njohur ndërkombëtarë, duke e kthyer kryeqytetin në qendër të artit lirik.

Duke raportuar drejtpërdrejt për emisionin Prime Verë në Kanal10, gazetarja Sara Shehu tha se interesimi i qytetarëve është jashtëzakonisht i madh.

“Jemi në Sheshin Skënderbeu, ku tashmë ka filluar koncerti madhështor ‘Rame Lahaj & Friends – Gala Night’, një nga ngjarjet kulturore dhe artistike më të rëndësishme. Interesimi i qytetarëve është jashtëzakonisht i madh, ndërsa në skenë do të ngjiten artistë ndërkombëtarë”, u shpreh ajo.

Komento: