PSG “çmendet”, i bën ofertë milionëshe Mbappes

23:02 | 19 Maj 2022

Paris Saint-Germain, ka bërë një përpjekje të fundit për të bindur sulmuesin Kylian Mbappe që të zgjasë kontratën e tij në Parc des Princes këtë verë, sipas një raporti.

23-vjeçari ka vetëm gjashtë javë të mbetura në kontratën e tij me skuadrën pariziene dhe francezi besohet se është më afër një lëvizjeje te Real Madrid,përcjell ORAinfo.

Mbappe ka qenë i lidhur fort me një kalim në Santiago Bernabeu dhe një raport pretendon se ai tashmë ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me gjigantët spanjollë.

Megjithatë, El Chiringuito TV, përmes Daily Mail, pretendon se PSG është i etur të mbajë Mbappe dhe ata janë të përgatitur ta bëjnë sulmuesin ‘pronar të projektit’, gjë që do t’i lejonte atij të diktojë nëse kërkohet një ndryshim i menaxherit dhe çfarë transferimesh bëhen nga klubi në vazhdim.

Raporti shton se PSG është gjithashtu e përgatitur t’i ofrojë Mbappes një pagë marramendëse prej 4 milionë funtesh në muaj, e cila është dyfishi i asaj që ai po fiton aktualisht, përveç bonuseve shtesë./ORAinfo/

Komento: