PSG edhe në këtë verë e godet Interin, ja rrëmben yllin e ekipit

00:07 | 23 Qershor 2022

Milan Skriniar është shumë afër të transferohet te Paris Saint Germain.

Pas shumë propozimeve, duket se Interi po thyhet në lidhje me futbollistin i cili ishte ndër pikat më të forta të ‘’Zikaltërve’’ sezonet e fundit.

Mësohet se shifra e radhës për lojtarin të jetë diku rreth 60 milionë euro, plus bonuset.

Deri më tani nuk ka ndonjë gjë zyrtare sa i përket kësaj lëvizjeje, mirëpo te kampi parisien janë të bindur se diçka e tillë pritet të ndodhë shumë shpejt.

Edhe vitin e kaluar, PSG kishte arritur qe ta transferoj nga Inter mbrojtësin e njohur, Hakimin.

Komento: