PSG ia bën një paralajmërim Ramosit

15:02 | 21 Gusht 2022

PSG paralajmëron Ramos se do ketë konkurrencë.

Situata e Sergio Ramos në PSG ka ndryshuar rrënjësisht.

Forma e dobët në të cilën ishte vitin e kaluar ka ndryshuar dhe këtë sezon ai e ka nisur si një lojtar i rëndësishëm për Christophe Galtier.

Përveç kësaj, ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin e ri, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, sipas ‘AS’ tashmë Luis Campos i ka thënë spanjollit se do të ketë konkurrencë për të.

Skuadra parisiene vazhdon të kërkojë një mbrojtës, pasi duan të sigurojnë atë repart.

Milan Skriniar mbetet opsioni kryesor pavarësisht refuzimit të Interit për ta lënë atë të shkojë./

Komento: