PSG ia ofron Barcelonës transferimin e Neymarit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

PSG ia ofron Barcelonës transferimin e Neymarit

10:46 | 23 Qershor 2022

Projektohet rikthimi i bujshëm, PSG ia ofron Barcelonës transferimin e Neymarit.

Neymar JR pritet të largohet këtë verë nga Paris Saint Germain të cilët e kanë nxjerrë në shitje.

Kampioni në fuqi i Francës ka vendosur ta shes brazilianin i cili nuk preferohet më në Parc de Princes.

Juventusi është skuadra e parë që PSG ia ka ofruar shërbimet e brazilianit dhe Zonja e Vjetër është e interesuar për transferimin e tij.

Por tani në skenë ka dalë edhe gjiganti spanjoll Barcelona, ku Neymar kishte kaluar katër vite para se të bashkohej me parisienët.

Mediat e ndryshme në Francë dhe Spanjë kanë raportuar se PSG ia ka ofruar transferimin e Neymarit katalunasve për shumën e 50 milionë eurove.

Trajneri i Barçës, Xavi Hernandez është i interesuar ta ketë nën urdhrat e tij Neymarin dhe dy klubet pritet të fillojnë bisedimet.

Edhe sulmuesi brazilian është i etur për tu rikthyer në Camp Nou dhe besohet se do të preferonte kalimin te Barcelona para Juventusit.

Por problemi si për Barcelonën ashtu edhe për Juventusin është paga e brazilianit prej 48 milionë eurove në sezon.

Gjithsesi në garë për të mbetet edhe skuadra angleze Newcastle United, ekip që nuk do ta kishte aspak problem për t’i paguar pagën Neymarit.

Komento: