PSG interesohet për Rashford, Man United merr vendim të menjëhershëm

10:46 | 12 Gusht 2022

Man Utd përgjigjet shpejt ndaj interesimit të PSG

Manchester United insiston që sulmuesi i skuadrës, Marcus Rashford, nuk është në shitje.

Lajmet se Paris Saint Germain është e interesuar për lojtarin i shtynë “Djajtë e Kuqë” që të kundërpërgjigjen shpejt ndaj kampionëve francezë.

Rashford, ndonëse nuk performoi mirë në sezonin që lamë pas, vazhdon të jetë pjesë e planeve afatgjata të skuadrës, transmeton lajmi.

Ikja potenciale e Cristiano Ronaldos do ta linte pothuajse bosh majën e sulmit, sikurse edhe 24-vjeçari do ta ndiqte të njëjtën rrugë.

Kontrata e Rashford me ish-kampionët anglezë është e vlefshme deri në vitin 2023. /Lajmi.net/

Komento: