PSG ja rrëmben nga duart synimin e ‘moçëm’ Milanit!

09:20 | 19 Qershor 2022

Portugezi Reanato Sanches, prej disa muajve është objektivi kryesor i skuadrës së Milanit.

Por siç duket gjërat kanë ndryshuar në ditët e fundit.

Siç raporton RMC Sport , në garën për futbollistin portugez të Lille ka shfaqur interesim klubi franzez Paris Saint-Germain.

Ky interesim vije pasi Luis Campos arriti të bëhet drejtorë sportiv i klubit Parisien.

Vonesat në kampin Kuq e Zi për vazhdimin e kontratave të drejtorëve Maldini e Masara, mund të jetë një problem në trasferimin e portugezit në Milan.

Një trasferim te PSG do ta mirëpriste edhe vet futbollisti Renato Sanches.

Komento: