PSG në verë do ta transferojë yllin e Man Utd

18:36 | 11 Prill 2022

PSG e ka bërë mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba, një nënshkrim prioritar këtë verë, zbulon Footmercato.

Pogba do të jetë i disponueshëm si një transferim i lirë kur kontrata e tij me United të skadojë në fund të sezonit, por ka të ngjarë të ketë një pagë të lartë, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, ai besohet të jetë i etur për një lëvizje në kryeqytetin francez pasi kishte refuzuar një ofertë të kushteve të reja nga Djajtë e Kuq në tetor, ndërsa ish-klubi Juventus nuk mendohet të jetë në garë./ORAinfo/

Komento: