Punë e kryer, ky do të jetë ekipi i Asensios sezonin e ri

08:18 | 20 Qershor 2022

Marco Asensio pritet që të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës.

“AS” ka bërë të ditur se Liverpooli është një nga klubet e interesuara për transferimin e reprezentuesit spanjoll.

Real Madridi thuhet se e lejon largimin e Asension për në afatin e verës, teksa lojtarit ia ka vendosur çmimin prej 40 milionë eurove.

26-vjeçari dëshiron të jetë një lojtar i rëndësishëm për një ekip të madh sezonin e ardhshëm, teksa Liverpooli është në kërkim të një zëvendësuesi për Sadio Manen, i cili do të largohet nga “Anfield”.

Spanjolli luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë, megjithëse mund të përdoret edhe në krahun e majtë, si dhe në rolin e numrit “10”. Kjo shkathtësi e tërheq Jurgen Kloppin, pasi Asensio me formacionin e favorizuar 4-3-3 të trajnerit gjerman ka luajtur edhe te Real Madridi.

Milani është klubi tjetër që ka shprehur interesim për ish-futbollistin e Espanyolit, por klubi italian thuhet se nuk është në gjendje të paguajë çmimin e kërkuar nga “Los Blancos”.

Kontrata e Asensios me kampionët e Spanjës skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Manchester United e Arsenali raportohet se janë klubet tjera të interesuara për shërbimet e tij.

Komento: