Punë e kryer, Martinez do ta vesh këtë fanellë sezonin e ri

12:38 | 16 Prill 2022

Martinez merr vendim për të ardhmen, raportohet se i ka informuar edhe krerët e klubit

Lautaro Martinez raportohet se ka vendosur për të qëndruar te Interi.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi argjentinas thuhet se për këtë vendim i ka informuar edhe krerët e klubit, transmeton express.

Për të ardhmen e Martinezit është spekuluar shumë. Emri i tij vazhdon të jetë i lidhur me klubet si Tottenham Hotspur e Arsenal.

24-vjeçari ka kontratë të vlefshme me “Nerazzurrët” deri më 30 qershor 2026.

Martinez te Interi u transferua në vitin 2018 nga skuadra argjentinase, Racing Club, për 25 milionë euro.

Komento: