Punë e kryer: Mkhitaryan lojtar i Interit

16:00 | 22 Qershor 2022

Mkhitaryan arrin për testet mjekësore te Interi.

Henrikh Mkhitaryan ka arritur te Interi për t’i realizuar testet mjekësore.

Mediat italiane tashmë kanë publikuar fotografi nga arritja e armenit në hapësirat e Nerazzurëve.

Mkhitaryan po largohet nga Roma si lojtar i lirë, shkaku që kontrata i skadon në fund të këtij muaji.

Armeni nuk e ka pranuar propozimin e Giallorosëve për të rinovuar kontratën dhe ka vendosur të largohet si futbollist i lirë.

Mediat italiane kanë raportuar se 33-vjeçari do t’i bashkohet nënkampionit italian për një pagë prej 4,5 milionë eurove në sezon.

Komento: