Punë e kryer! Për këtë skuadër do të luajë Gavi

22:03 | 06 Korrik 2022

Barcelona, është e bindur se Gavi do të nënshkruajë një kontratë të re, ka thënë drejtori sportiv Mateu Alemany.

Kontrata aktuale e Gavi është deri në verën e vitit 2023 dhe skuadra e Camp Nou ka qenë në bisedime për ta lidhur atë me një marrëveshje afatgjatë për disa kohë, përcjell ORAinfo.

17-vjeçari është një nga produktet më të vlerësuara që vjen nga akademia e të rinjve të klubit në vitet e fundit dhe ka tërhequr vëmendjen e disa prej skuadrave më të mira në kontinent./ORAinfo/

Komento: