Punë e kryer!! Për këtë skuadër do të luajë Ruiz

22:33 | 27 Gusht 2022

Nënshkrimi i Fabian Ruiz për PSG duket se ka përfunduar.

Operacioni me Napolin u bllokua plotësisht. Në fakt, pala pariziene filloi të shqyrtonte opsione të tjera si Carlos Soler, nga Valencia, apo Ivan Ilic, nga Hellas Verona, përcjell ORAinfo.

Sipas Fabrizio Romano, marrëveshja me klubin parizian nuk është në dyshim dhe mesfushori do të luajë për PSG.

Gazetari prestigjioz italian tha se marrëveshja mes klubeve është në fazën përfundimtare dhe se lojtari andaluzian do të nënshkruajë kontratë për pesë sezonet e ardhshme.

Shifrat e marrëveshjes nuk janë bërë ende të ditura. Megjithatë, sipas ‘RAI Sport’, transferimi është mbyllur për një shumë prej rreth 20 milionë euro./ORAinfo/

Komento: