Punë e kryer: Pogba te gjiganti italian – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Punë e kryer: Pogba te gjiganti italian

10:07 | 23 Qershor 2022

Pogba shumë afër Juventus, testet mjekësore pritet të kryhen në fillim të korrikut.

Mesfushori francez, Paul Pogba është në rrugë të mirë për t’u kthyer te Juventus.

Lojtari i ka dhënë fund aventurës së tij me Manchester United dhe tashmë duhet të gjej një skuadër të re.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sport Italia’, Pogba dëshironte vetëm Juventusin dhe palët janë tashmë afër marrëveshjes finale, përcjell lajmi.

Lojtari raportohet se testet mjekësore do t’i kryej në fillim të muajit korrik.

Pogba do të shkojë te Juventus si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me United ka skaduar.

Sa i përket kontratës, kanë mbetur disa detaje të vogla për t’u negociuar mes Pogba dhe Juves.

Komento: