Punë e kryer, Silva do ta vesh këtë fanellë sezonin e ri

16:31 | 08 Gusht 2022

Bernardo Silva po kërkon shtëpi në Barcelonë

Barcelona dhe Bernardo Silva vazhdojnë të renditen në të njëjtat fjali, në spekulimet e afatit kalimtar të verës.

Mesfushori portugez, Bernardo Silva vazhdon të jetë i hapur për një largim nga Manchester City dhe Barcelona është skuadra që e pëlqen atë.

Raportime të shumta thonë se lojtari ka dhënë dritën e gjelbër për transferim në ‘Camp Nou’. Madje, Gerard Romero raporton sot se Bernardo është në kërkim të një shtëpie në Barcelonë, përcjell lajmi.

Megjithatë, Barcelona po vonon që ta bëjë lëvizjen e saj drejt lojtarit.

Kjo mund ta shqetësojë portugezin i cili po fillon të humb durimin.

Vendimi i tij duket i qartë, por mungesa e negociatave me kampin katalan mund ta bëjë lojtarin ta kthejë fokusin komplet te ‘Citizens’.

Komento: