Pytet a do të transferohet në Real Madrid, Van be Beek befason me përgjigjen

09:37 | 03 Tetor 2019

Donny van be Beek insiston se ai nuk do të bashkohet me Real Madrid në afatin kalimtar të janarit pasi nuk dëshiron të largohet nga klubi aktual Ajax në mes të sezonit.

22-vjeçari është lidhur përsëri me një transferim në kryeqytetin spanjoll, pasi trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane nuk pranoi të komentojë nëse klubi do të synonte përsëri mesfushorin holandez, së bashku me Christian Eriksen.

Van de Beek, i cili shënoi në fitoren 3-0 të Ajax ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve të mërkurën, ishte afër bashkimit me Realin gjatë merkatos së verës, madje duke pranuar se klubi i tij aktual dhe ekipi spanjoll ishin në bisedime për një transferim, transmeton lajmi.

“Nuk dua të largohem gjatë pushimit të dimrit”, tha Van de Beek për VI.

“Unë luaj këtu gjatë gjithë sezonit, largohem nga Ajax këtë vit. Kjo më jep qartësi dhe qetësi. Do të shoh se çfarë ndodh më pas”.

“Ndoshta një ditë në karrierën time do të ndodhë që ta ndërroj klubin gjatë pushimit të dimrit, por tani nuk më pëlqen”, deklaroi ai.

Komento: