Real Madrid i cakton Milanit çmimin për Asension – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Real Madrid i cakton Milanit çmimin për Asension

11:11 | 26 Qershor 2022

Real Madrid ka caktuar çmimin e tyre për objektivin sulmues të Milan, Marco Asensio.

Siç është raportuar sot nga Corriere della Sera, mesfushori sulmues spanjoll do t’i kushtonte Milanit 25 milionë euro, që është gjysma e buxhetit të raportuar të transferimeve të kuqezinjve për këtë verë.

Ata sigurisht do të bëjnë gjithçka që munden për ta ulur atë tarifë në negociatat me kampionët spanjollë, por Milani do të duhet të jetë i sigurt se ai është lojtari që duan të shtojnë më shumë cilësi në repartin sulmues, përcjell ORAinfo.

Milani gjithashtu do të duhet që lojtari të pranojë një pagë më të ulët se 5 milionë euro në sezon që merr aktualisht nga Los Blancos.

Marco Asensio nuk ka parë aq kohë lojë nën drejtimin e Carlo Ancelotti-t sa do të kishte shpresuar dhe tani shfaqet shumë i hapur ndaj një sfide të re ku do të jetë më i rëndësishëm për skuadrën.

Spanjolli mund të jetë një alternativë ndaj Hakim Ziyech në të djathtë. /ORAinfo/

Komento: