Real Madrid ia tregon derën këtij lojtari

20:05 | 07 Gusht 2022

Planet e Ancelottit për sezonin 2022-23 nuk përfshijnë Mariano.

Të paktën, ai nuk do të luajë rregullisht. Lojtari, i cili mezi ka pasur hapësirë në njëmbëdhjetëshen startuese të ‘Merengue’ që nga ardhja në ekipin e parë, e di se çfarë e pret sezonin e ardhshëm nëse vendos të qëndrojë, përcjell ORAinfo.

Nëse do të ishte në dorën e Real Madridit, Mariano do të largohej para mbylljes së merkatos. Sipas raportimeve të fundit, klubi ka qenë duke negociuar me sulmuesin për ta bindur atë të largohet. Duke qenë se ai nuk do të ketë kohë për të luajtur, ata do të ishin përpjekur ta bindnin të pranonte largimin e tij në formë huazimi ose transferimi./ORAinfo/

Komento: