Real Madrid mendon transferimin e Dzekos

18:14 | 20 Qershor 2022

Edin Dzeko, është favoriti për t’u bërë krah në sulm me Karim Benzema në Real Madrid.

Ai ka një histori të dëshmuar, ka një sy për golin, është i lirë dhe është i lumtur që pranon të jetë numri dy pas Benzemas, përcjell ORAinfo.

Sipas ‘Sport’, opsioni i boshnjakut është ai që Madridi do ta shqyrtojë seriozisht. Ai humbi vendin e tij në formacionin fillestar të Interit, por megjithatë arriti të shënonte 17 gola.

Ai ka një reputacion të mirë, numrat e tij e mbështesin dhe ai nuk do të kushtonte shumë para. Janë cilësi që e bëjnë atë tërheqës për Carlo Ancelottin.

Në moshën 36-vjeçare, ai po vjen drejt fundit të karrierës së tij dhe, në këtë fazë, një klub si Madridi që del në skenë mund të jetë shumë joshëse./ORAinfo/

Komento: