Real Madrid në aksion, ofron 120 milion euro për yllin e Milanit

10:41 | 26 Maj 2022

Rafael Leao është lojtari që po merr vëmendje të madhe para merkatos.

Ylli i Milan, Leao nuk ka rinovuar akoma kontratën me skuadrën e Milan dhe interesimi për të është i madh.

‘Gazzetta dello Sport’ bën të ditur se Real Madrid tashmë janë gati të paguajnë 120 milionë euro për anësorin portugez.

Lojtari i vitit në Serie A shihet si alternativa kryesore për Kylian Mbappe.

Milan kanë insistuar se nuk do të pranojnë asgjë nën 150 milionë euro për të lëshuar kartonin e tij.

Komento: