Real Madrid ofron rreth 80 milionë euro për yllin e Dortmundit

18:23 | 15 Qershor 2022

Real Madrid ofron 78 milionë euro për talentin e Dortmundit

Kampioni i Evropës, Real Madrid ka shfaqur interesim për talentin 18 vjeçar të Dortmundit, Jude Bellingham.

Media ndërkombëtare raportojnë se Mbretërit kanë gati një ofertë prej 78 milionë eurove.

Klubi spanjoll është në bisedime me Dortmundin që nga muaji Janar, dhe e deshirojnë transferimin e futbollistit anglez gjatë afatit kalimtar të verës, pasi që vlera e kartonit të Bellingham po rritet vazhdimisht pas një sezononi mbresëlënës në Bundesligë.

Problem kryesor për transferimin e tij tek Real Madrid, është se skuadra e drejtuar nga Carlo Anceloti, e ka të plotësuar numrin e futbollistëve jashtë BE-së.

Për Jude Bellingham ka shfaqur interesim edhe skuadra angleze Liverpool.

Komento: