Real Madrid refuzon ofertën milionësh për Valverden

23:31 | 23 Gusht 2022

Një raport pretendon se ylli i Real Madrid, Federico Valverde ka qenë subjekt i një oferte të madhe në Premier League, pas thashethemeve për interesimin e Liverpool për mesfushorin qendror.

Real Madrid ka refuzuar një ofertë të madhe për Federico Valverde, sipas Mundo Deportivo, përcjell ORAinfo.

Uruguaiani kërkohet nga disa klube, duke përfshirë edhe Premier Ligën, por edhe një ofertë prej 90 milionë eurosh nuk mundi ta bindte klubin spanjoll që ta linte të largohej këtë vit./ORAinfo/

Komento: