Real Maridit nuk i nalen ‘fatkeqësitë’, lëndohet ylli i madh

18:20 | 06 Tetor 2019

Nuk kanë të ndalur lajmet e kqija për Real Madridin.

Toni Kroos i bashkohet listës së lëndimeve të Real Madrid, pasi pësoi një goditje në këmbën e majtë, i cili do ta mbajë jashtë atë për një periudhë të papërcaktuar.

Gjermani luajti vetëm pjesën e parë të fitores 4-2 të ‘Los Blancos’ ndaj Granadës, duke u zëvendësuar nga Luka Modric i cili shënoi golin e tretë në ndeshje.

Kroos është thirrur nga Joachim Loë për ndeshjet e ardhshme të ekipit të tij kombëtar kundër Argjentinës dhe Estonisë, por pas dëmtimit të tij, ai nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me shokët e tij të Gjermanisë, përcjell lajmi.

Real Madrid do të përballet me Real Mallorca pas pushimit ndërkombëtar, përpara se të bëjë udhëtimin në ‘Camp Nou’ për të luajtur kundër Barcelonës më 26 tetor.

Raport mjekësor i Kroos:

Pas testeve të kryera sot te lojtari Toni Kroos nga shërbimet mjekësore të Real Madrid, ai është diagnostikuar me një dëmtim në këmbën e majtë. Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet.

Komento: