Naby Keita, ka refuzuar një ofertë të re për kontratë nga Liverpool.
Liverpool Echo thotë se Reds janë përpjekur të hapin bisedime për kontratë të re me Keita, por mesfushori i ka rezistuar qasjes, përcjell ORAinfo.
Me një vit për të përfunduar marrëveshjen e tij, Keita ka intimuar se nuk ka interes të nënshkruajë kushte të reja.
Si i tillë, Liverpool tani është i përgatitur të fusë emrin e Keita-s në listën e transferimeve.
Reprezentuesi Guineas iu bashkua Reds katër vjet më parë nga RB Leipzig në një marrëveshje prej 60 milionë euro./ORAinfo/