Rodriguez gëzon tifozët e Real Madridit

16:41 | 10 Shtator 2019

James Rodriguez shpreson të luajë më shumë për skuadrën e Real Madridit gjatë sezonit 2019-2020.

Kolumbiani u kthye në Real pasi i mbaroi marrëveshja dy vjeqare e huazimit me Bayern Munich.

Ai pritej që të shitej para përfundimit të afatit të transferimeve por kjo gjë nuk ndodhi.

Lëndimi i Marco Asensio në një mënyrë del që të jetë fat për James, pasi që ai do të mund të luaj për Realin në këtë sezon.

Ai tregohet optimist për një sezon të madh me gjigantët spanjoll, duke thënë “Unë me të vërtetë shpresoj se ky mund të jetë sezoni im me Real Madridin”.

“Marrëdhënia ime me Zidane është e mirë dhe jam i lumtur që jam rikthyer në Madrid”, tha kolumbiani.

Komento: