Roma ia merr nga ‘duart’ super përforcimin Milanit

10:33 | 10 Gusht 2022

Mourinho nuk ka të ndalur: Roma ia merr super përforcimin Milanit.

Special One nuk ka të ndalur, Roma pranë firmës me yllin e ri.

Roma është padyshim mbreti i kësaj merkatoje në Itali. Giallorosët kanë siguruar pesë përforcime.

Në Olimpico priten më së paku edhe tre përforcime të tjera, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar sot goditjen e rradhës.

Agjenti i mbrojtësit të Tottenham, Japhet Tanganga, ka postuar një foto në Instagram në hapsirat e Romës në Trigoria.

Tanganga është i lidhur me një transferim te Milani, por duket se 23-vjeçari do ta vazhdoj karrierën te Roma.

Tottenham është i interesuar për transferimin e Zaniolos dhe në operacion mund të përfshihet edhe Tanganga.

Komento: