Ronaldinho bën deklaratën që askush nuk e priste

10:52 | 20 Gusht 2022

Legjenda braziliane, Ronaldinho, ka thënë se Gabriel Jesus është në rrugë për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në Evropë.

Ronaldinho ka qenë një fans i Jesusit që kur lojtari kaloi në futbollin anglez nga klubi brazilian Palmeiras si adoleshent. Por ai tha se lojtari nuk ka pasur mundësinë për të treguar më të mirën e tij në Manchester, dhe se tani do ta bëjë atë për Arsenalin.

“Kur Gabriel iu bashkua Manchester Cityt, thashë se ai do të vazhdonte të ishte një nga lojtarët më të mirë në botë. Kur iu dha një shans, ai tregoi atë që ishte i aftë – por te Manchester City nuk iu tregua kurrë dashuria që meriton një lojtar i cilësisë së tij”, tha Ronaldinho.

“Në Arsenal atij i është dhënë shansi të jetë pika qendrore, atij i është treguar dashuria nga trajneri dhe tifozët. Këtë sezon pres gjëra të mëdha prej tij – ai do të shpërblejë dashurinë e treguar tek ai duke treguar se nuk është vetëm një nga lojtarët më të mirë në Premier League, por edhe në Evropë”, u shpreh legjenda e futbollit.

Jesus shënoi 95 gola në 236 paraqitje për Cityn, duke fituar tetë trofe të mëdhenj, raporton 90Min, përcjell Klankosova.tv.

Që kur u transferua në Arsenal, 25-vjeçari ka demonstruar formë mbresëlënëse si titullar i rregullt.

Komento: