Ronaldo drejt ndarjes nga Manchester United- mungon në stërvitje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ronaldo drejt ndarjes nga Manchester United- mungon në stërvitje

17:24 | 05 Korrik 2022

Ronaldo mungon në stërvitje të Man Utd për “arsye familjare”.

Cristiano Ronaldo ka munguar edhe stërvitjen e dytë të Manchester United radhazi për shkak të, siç thotë vetë ai, arsyeve familjare.

Futbollisti, qartazi, nuk është i kënaqur me situatën në klub dhe duket se po gjen justifikime për të munguar, transmeton lajmi.

Portugezi ditë më parë u shpreh se po e mendon seriozisht largimin nga “Djajtë e Kuqë”, pasi, sipas tij, nuk po tregohen ambiciozë deri më tani.

Kjo merkato po i gjen ish-kampionët anglezë me vetëm një transferim të bërë, anipse u përfolën se po interesohen për shumë të tjerë.

Komento: