Sanchez po transferohet të rivali i Interit

20:31 | 26 Korrik 2022

Skuadra e Napolit ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Interit, kilianin Alexis Sanchez. Lajmi është bërë i ditur të martën nga e përditshmja italiane “Corriere dello Serra”.

Sanchez do të largohet nga Interi këtë verë pasi nuk bën pjesë në planet e klubit, dhe Napoli është i gatshëm të ofrojë rreth katër milionë euro për kartonin e tij.

Sanchez po shihet si zëvendësim ideal për belgun Dries Mertens, i cili ditë më parë u largua nga Napoli si lojtar i lirë.

Sanchez 33-vjeçar ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me Interin, ekip me të cilin ka fituar një titull kampioni në Serie A.

Komento: