S’dorëzohet Milan, në këtë afat synon transferimin e këtij mesfushori – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

S’dorëzohet Milan, në këtë afat synon transferimin e këtij mesfushori

16:21 | 08 Korrik 2022

Milani po e kërkon me ngulm Charles de Ketelaere

Milani është vënë i tëri pas futbollistit të Club Brugge, Charles de Ketelaere.

Bisedimet janë duke vijuar në mes të palëve, me lojtarin që po e sheh klubin kuq e zi si më me prioritet sesa skuadrat e tjera të interesuara.

“Rossonerët” janë në kërkim të një mesfushori prej kohësh dhe pikërisht belgu kryeson listën e dëshirave.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i futbollistit që tash e sa kohë ka rënë në “llupën” e kampionëve italianë.

Komento: