Seldi zbulon gjithçka, ja çka i ndodhi pas ndarjës me Mimozën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Seldi zbulon gjithçka, ja çka i ndodhi pas ndarjës me Mimozën

19:36 | 24 Shkurt 2019

Seldi ka treguar mesazhet që ka marrë pas ndarjes nga Mimoza Shkodra

Historia e Seldit dhe Mimoza Shkodrës vazhdot të mbetet ndër më të përfolurat edhe pse ka kohë që ka përfunduar.

I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtari u pyet sesi po i pret ai reagimet e njerëzve.

“Me këto komentet dhe pak do më futen njerëzit në krevat. Na e shpifën. Më vijnë me qindra mesazhe. Ishte njëri që më shkruante: ‘Si ka mundësi që e ke lënë gjithë atë gocë? Si u ndave, nuk të vjen turp?’, madje kaloi në ofendime të rënda.

Dhe unë ia ktheva: ‘Të keqen vëllai, meqë e do kaq shumë, merre ti’”, u shpreh duke qeshur Seldi.

Ndërsa u pyet nëse e ka kaluar fazën e ndarjes, këngëtari tha:

“Unë e kam kaluar me kohë, por se kanë kaluar njerëzit”.

Komento: