Serbia refuzon të luajë ndaj Kosovës, “Dardanët” fitojnë me rezultat zyrtar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Serbia refuzon të luajë ndaj Kosovës, “Dardanët” fitojnë me rezultat zyrtar

11:22 | 25 Qershor 2022

Federata e Volejbollit e Kosovës ka njoftuar se ekipet e Kosovës, në të dy konkurrencat, e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme ditën e shtunë në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Balikesir të Turqisë.

Në konkurrencën e meshkujve, dyshja Fatlum Hajrizi/Erion Bajrami fitoi me rezultat 2-0 në sete, pasi ekipi serb nuk u paraqit në fushë.

Në anën tjetër, vajzat Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani – të drejtuara nga trajneri Edon Ibrahimi – treguan paraqitje brilante kundër Turqisë, duke triumfuar me rezultat 2-0 (21-15, 21-15) në sete.

Vajzat ndeshjen e radhës e zhvillojnë po ashtu kundër Turqisë, sot me fillim nga ora 15:40.

Në anën tjetër, meshkujt do të takohen me Moldavinë ose Turqinë, varësisht nga rezultati i ndeshjes tjetër, në përballjen që luhet me fillim nga ora 14:00.

Komento: