‘Shokohet’ ylli i Real Madridit, merr lajmin katastrofal – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

‘Shokohet’ ylli i Real Madridit, merr lajmin katastrofal

23:26 | 11 Shtator 2019

Ylli i Real Madridit ka marrë një lajm mjaftë të keq.

Agjenti i Thibaut Courtois raportohet të jetë prangosur në Monaco pas akuzave për ‘pastrim parash dhe korrupsion’ në futboll.

Christophe Henrotay përfaqëson portierin e Real Madridit, së bashku me shokun e skuadrës te Belgjika, Kevin Mirallas, dhe ish-lojtarin e Leicester Youri Tielemans.

Në deklaratën nga zyra e prokurorit belg shkruhet: ”Situata kryesisht përqendrohet në pastrimin e parave në lidhje me shitjen e lojtarëve të futbollit”.

Detaje të mëtejshme nga e përditshmja belge Het Laatste Nieuës raporton se ‘kërkimet u bënë në Monaco, Liege dhe Londër’, si pjesë e hetimit në vazhdim.

Raporti vazhdon të zbulojë se Henrotay do të merret në pyetje nga zyrtarët belg në Monaco të enjten para se të merret një vendim nëse ai do të kthehet në vendin e tij të lindjes.

Henrotay është një agjent i profilit të lartë dhe punon me një numër lojtarësh të ekipit kombëtar belg për t’u bërë ndërmjetës i transferimeve të tyre.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!