Shpërthen në lot Edona pas pyetjeve rreth ndërhyrjeve

20:32 | 21 Tetor 2023

Edona shpërthen në lot pas pyetjeve rreth ndërhyrjeve.

Linda Halimi i ka bërë pyetje Edona James rreth ndërhyrjeve të saj.

Ajo e ka pyetur se në cilën moshë ka filluar me ndërhyrje, derisa Edona i është përgjigjur se këto ndërhyrje i ka filluar që në moshën 17-vjeçare, përcjell Klankosova.tv.

Por, duket se Edona nuk është shumë e gatshme për të folur për këtë gjë, sepse pas pyetjeve është prekur dhe ka filluar të qajë.

Më pas banorët e kanë ngushëlluar, duke i thënë se e rëndësishme është që ajo të ndihet mirë me veten.

Komento: