Shpërthen Pogba: Dua t’i tregoj Man Unitedit që ka gabuar me mua

13:30 | 16 Qershor 2022

Paul Pogba nuk e ka zbuluar ende klubin në të cilin do ta vazhdojë karrierën.

Megjithatë, mesfushori francez, në filmin dokumentar kushtuar tij, të quajtur “Pogmentary”, i cili do të lansohet nesër ekskluzivisht në “Amazon Video”, ka folur për ndarjen me Manchester United.

Ai është i vendosur t’ju tregojë “Djajve të Kuq” se çka kanë humbur, pas ndarjes së dytë në mes tyre.

“Manchester United është në zemrën time dhe do të mbetet përgjithmonë. Unë dua t’ia demonstroj këtij klubi që ka gabuar duke pritur që të ma propozojë kontratën e re. Dua ta demonstroj se me mua kanë gabuar. Si mund t’i thuash një lojtari që dëshiron ta konfirmosh dhe më pas të mos i ofrosh atij asgjë? Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, ka thënë Pogba.

Në ditët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për një rikthim të mundshëm të përfaqësuesit francez në Juventus, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

Ndërkohë, interesim për kampionin e botës me Francën kanë shfaqur edhe Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.

Komento: