S’ka fitues në derbin italian

20:32 | 27 Gusht 2022

Ka përfunduar pa fitues derbi italian në Seria A.

Juventus dhe Roma janë ndarë baraz në derbin e javës së tretë në Serie A.

“Zonja e Vjetër” barazoi 1:1 me Romën për barazimin e dytë radhazi. Ishte minuta e dytë e ndeshjes, kur Dusan Vlahovic shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Rezultati u dyfishua në minutën e 25-të, po VAR-i ia anuloi golion Locatellit. E goli i barazimit erdhi tek në minutën e 69-të, kur Tammy Abaraham realizoi.

Me këtë barazim, Roma tani shkon në kuotën e shtatë pikëve në vendin e tretë, kurse Juventus bie në pozitën e gjashtë me pesë pikë të grumbulluara.

Komento: