Spalleti i thotë PO Milanit

16:32 | 07 Tetor 2019

Spalleti i thotë PO Milanit, tashmë gjithçka në dorën e Interit.

Milan ka marrë dritën e gjelbërt nga Luciano Spalleti, por problemi qëndron te Inter.

Trajnerit i pëlqen projekti teknik i Milanit dhe është i gatshëm të marrë drejtimin e ‘Rossonerëve’, por do të jetë e nevojshme të gjejnë ekuilibrin e duhur ekonomik me ‘Nerazzurri’.

Kjo për shkak që ish-tekniku i Romës ka ende një kontratë me Interin dhe kjo i prish punë milanezëve, përcjell lajmi.net.

Krerët e dy klubeve Elliott dhe Zhang janë në kontakt për të kërkuar marrëveshje.

Nëse gjithçka do zgjidhej, Spalleti do nënshkruante kontratë tre-vjeçare me Milanin.

Komento: