“Sporti më ka bërë si pitbull, kur i kapem një gjëje nuk e lëshoj” – Munishi

01:00 | 27 Qershor 2026
“sporti-me-ka-bere-si-pitbull,-kur-i-kapem-nje-gjeje-nuk-e-leshoj”-–-munishi

Ismet Munishi ka folur për karakterin e tij si sportist dhe trajner, duke theksuar vendosmërinë që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës.

“Sporti më ka bërë si pitbull, kur ta kap diçka derisa t’i bashkoj dhëmbët nuk e lëshoj. Ky është karakteri jem dhe unë kështu jam zhvilluar si sportist, dhe kam shkuar dhe kam luajtur në stadiumet më të mira të Evropës,” u shpreh ai.

Munishi nënvizoi se pikërisht ky mentalitet luftarak e ka ndihmuar të arrijë suksese dhe të përballet me sfida të mëdha në arenën ndërkombëtare, duke u formuar si një figurë e fortë në futboll./Gazeta10

Komento: