Starti i dobët i United, Djajtë e kuq e shohin shpëtimin te ky lojtar

15:31 | 14 Gusht 2022

Sasha Kalajdzic, vazhdon të tërheqë vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha.

Pasi dy gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, kanë shprehur tashmë interes për nënshkrimin e tij, tashmë është Premier League ajo që po i hap dyert, përcjell ORAinfo.

‘Sky Sports’ raporton se Manchester United ka vënë syrin te sulmuesi ndërkombëtar austriak 25-vjeçar nga Shtutgarti. Nisur nga fillimi katastrofik i sezonit të Djajve të Kuq, bordi i Old Trafford ka vendosur t’i japë zgjidhje kësaj situate me një përforcim sulmues.

Në sezonin e tij të katërt me Stuttgartin, Kalajdzic ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë dhjetë asistime në 59 ndeshje zyrtare. Sezonin e kaluar ai shënoi gjashtë gola në 15 ndeshje, 13 prej tyre në start./ORAinfo/

Komento: